Bytyqi: Profesorët të kënaqur me pagat e mëdha, por s’i mbajnë 70 për qind të orëve

01 shkurt 2018 | 23:08

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi deklaroi se profesorët e Universitetit të Prishtinës, kanë pagat më të larta në rajon, por sipas tij nuk po bëjnë punë e cila arsyeton këto paga.

“Profesorët e UP-së janë duke u kënaqur me një pagë të mirë këtu dhe me një mësimdhënie që 70% të orëve nuk i mbajmë e 30% të orëve i mbajmë, ne konsiderojmë që jemi në rregull, dhe kur diskutojmë për problemet themi po gjithçka është keq në Universitetin e Prishtinës”, ka thënë Bytyqi.

Ai bëri thirrje që situatën brenda Universitetit të Prishtinës duhet ta rregullojnë vet profesorët.
“Ndoshta ka edhe shumë tituj të cilët mund të jenë të diskutushëm ose që mund të jenë edhe tituj që nuk janë fituar fare”, ka thënë Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali James…