Cagliari shkarkon trajnerin Di Francesco

22 shkurt 2021 | 15:10

Humbja me rezultatin 0-1 ndaj një kundërshtari direkt si Torino në luftën për mbijetesë, rezultoi fatale për Eusebio Di Francescon i cili është shkarkuar nga detyra e trajnerit tek skuadra e Cagliarit.

Rezultatet negative të njëpasnjëshme e dërguan presidentin e klubit sard Tomazo Xhulinin të merrte këtë vendin drastik në gjysmën e sezonit për të larguar nga pankina e skuadrës së tij ish-trajnerin e Romës dhe Sasuolos.

Drejtuesit e klubit italian rinovuan kontratën me Di Francescon më datë 24 janar, madje firma erdhi një ditë pas humbjes me Genoan.

Aktualisht skuadra nga Sardenja renditet në vendin e 18 në kuotën e 15 pikëve, -5 nga Torino e vendit të 17.

Lajmin e shkarkimit të trajnerit 51-vjeçar e ka bërë publike vetë klubi i Kaljarit me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj. Gjithashtu skuadra sarde ka komunikuar se ka zyrtarizuar dhe drejtorin e ri sportiv i cili do të jetë Stefano Kapoxuka.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË CAGLIARIT:

Klubi i Cagliarit komunikon zyrtarisht se trajneri i skuadrës së parë, Eusebio Di Francescon nuk do të jetë më tekniku ynë. Njëkohësisht me të, janë ndërprerë marrëdhëniet edhe me stafin e tij teknik. Klubi i falënderon të gjithë për profesionalizmin dhe punën e kryer gjatë kësaj kohe. Gjithashtu klubi i Cagliarit njofton zyrtarisht se Stefano Kapoxuka do të jetë drejtori ynë i ri sportiv. Klubi sard i uron mirëseardhjen dhe i uron një punë të mbarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Fillimi i fundit të…