Cakaj: Jemi të gatshëm ta zhbëjmë kufirin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

19 shkurt 2020 | 12:29

Ministri në detyrë për Evropë dhe punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se shteti shqiptar është e gatshme ta heq kufirin me Kosovën.

Ai ka thënë se kufiri aktual në mes të dy vendeve është vetëm simbolik.

“Kosova dhe Shqipëria momentalisht kane një kufi simbolik dhe realisht nuk duhet të kenë kufi fare. Ne jemi të gatshëm të fillojmë punën menjëherë me të gjitha grupet punuese për zhbërjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe po ashtu për krijimin e një hapësire të lirë të qarkullimit të kapitaleve e burimeve njerëzore, meqenëse në shumë aspekte mund ta plotësojmë njëra tjetrën dhe në këtë kuptim duhet të jetë më shumë çështje e bisedave dhe koordinimeve të hapave teknikë se sa e vendosjes së pikëpyetjeve politike”, ka thënë Cakaj në një konferencë të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Cakaj gjatë vizitës zyrtare në Kosovës është takuar edhe me homologun e tij, Glauk Konjufca, me të cilin kanë biseduar për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dhe bashkërendimin e aktiviteteve diplomatike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dayot Upamecano është një nga lojtarët e rinj më të…