Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për rastin e Arlindës

11 nëntor 2026 | 13:30

Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt ka zgjedhur tre ekspertë që do të jenë pjesë e kësaj trupe hetimore.

Krahas deputetëve, në kuadër të mandatit të Komisionit dhe për zbardhjen e rrethanave rreth vrasjes së Zekajt, do të angazhohen Emina Avdyli Buzhala, Besarta Breznica dhe Skender Kandiq.

Këta kandidatë janë votuar me shumicë votash.

Emina Avdyli Buzhala ka marrë 6 vota pro dhe do të angazhohet në fushën penale, Besarta Breznica ka marrë 8 vota pro dhe do të veprojë në lëmin e dhunës në familje me bazë gjinore, ndërsa Skender Kandiq ka marrë 5 vota pro dhe do të punojë në fushën sociale.

Kështu ka njoftuar kryetari i këtij Komisioni, Burim Ramadani.

 

“Në emër të Komisionit, ju njoftojmë se zonja Emina Avdyli Buzhala, Besarta Breznica dhe Skender Kandiq janë përzgjedhur me shumicë votash për të mbështetur punën e Komisionit me ekspertizën e tyre profesionale”, ka thënë Ramadani.

Më 29 tetor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Arlinda Zekaj është vrarë më 25 tetor 2026, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dritat në shtëpinë e Qemajl Fetahut dhe bashkëshortes së tij,…