Cakaj: Liberalizimi i vizave është i një rëndësie thelbësore për Kosovën dhe BE-në

02 korrik 2020 | 16:07

Ministri i në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka reaguar pas marrjes se Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Gjermania, duke thënë se mbështetja gjermane mbetet jetike për proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.

Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se krahas zgjerimit të BE-së, liberalizimi i vizave ka rendësi jetike për qytetarët e Kosovës dhe BE-në.

“Gjermania tashmë ka marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE)! Përderisa nën presidencën kroate është arritur vendimi historik për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me presidencën Gjermane do të punojmë fort e ngushtë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Mbështetja e Gjermanisë ka qenë jetike për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor: me Presidencën gjermane të Këshillit, ndërkaq, do të punojmë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe kryerjen e të gjitha detyrimeve të nevojshme për përparimin e mëtejmë në procesin e anëtarësimit në BE. Vlen natyrisht, të theksohet se liberalizimi i vizave me Republikën e Kosovës është i një rëndësie thelbësore, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për besueshmërinë e Bashkimit Evropian (BE) në rajon në përgjithësi! Shqipëria do të vazhdojë me përkushtim të plotë punën e pakursyer për anëtarësim në BE!”, ka shkruar Cakaj. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e dëshiron David Alaban…