Cakaj nesër viziton Kosovën, pritet nga Konjufca

18 shkurt 2020 | 16:22

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj nesër ( e mërkurë) do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Kjo ministri ka bërë me dije se ministri Cakaj do të pritet nga homologu i tij, Glauk Konjufca.

“Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Takimi mbahet të mërkurën (nesër), datë 19 shkurt 2020, ora 10:00, në ndërtesën e MPJ-së”, ka njoftuar ministria e cila drejtohet nga Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Giueffredi ka thënë se Elseid Hysaj nuk është në…