Cakaj: Suksese LV-së dhe LDK-së në formimin e qeverisë së re

02 shkurt 2020 | 14:39

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë se në mesin e shumë sfidave, bashkëpunimi i shtuar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është i domosdoshëm.

“Suksese LV dhe LDK në formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës! Në sfidat e shumta që qëndrojnë para nesh, bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm! Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtjesore me Qeverinë e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Novak Gjokoviq ka triumfuar në Australian Open, duke e mposhtur…