Gjokoviqi, fitues i Australian Open

02 shkurt 2020 | 14:30

Novak Gjokoviq ka triumfuar në Australian Open, duke e mposhtur në finale Dominic Thiemin, raporton Reuters. Në ndeshjen e zhvilluar në Melbourne Park tenisti serb shënoi fitore me rezultat prej 6-4 4-6 2-6 6-3 6-4.

Me këtë fitore Gjokoviqi rimerr vendin e parë në ranglistën botërore. Ky ishte triumfi i tij i tetë në Australian Open, derisa nuk ka humbur asnjë finale në këtë turne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Italisë, Juventus e ka fituar derbin…