Cakaj uron Konjufcën për detyrën e re, i ofron bashkëpunim

04 shkurt 2020 | 11:33

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Evropës i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë me dije se ka uruar sot homologun e tij nga Kosova, Glauk Konjufca për marrjen e detyrës.

Cakaj ka thënë se kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dy vendeve, Kosovës e Shqipërisë.

“Nëpërmjet një bisede telefonike kam uruar ministrin e ri të Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, për detyrën e tij të re dhe kemi shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dy vendeve, Kosovës e Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, dua të falënderoj nga zemra tashmë ish-Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për sjelljen shumë bashkëpunuese e korrekte e kontributin e tij të vyer për shqiptarët kudo ndodhen”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti me të marrë edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit,…