
Cakolli: Në PZAP, brenda afatit ligjor 48-orësh, janë parashtuar vetëm 6 ankesa
17 mars 2025
| 20:09
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dorëzuar vetëm gjashtë ankesa brenda afatit ligjor 48-orësh pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Këtë e ka bërë të ditur Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim përmes një postimi në Facebook.
“Në PZAP, brenda afatit ligjor 48-orësh, janë parashtuar vetëm 6 ankesa. Tri prej tyre janë nga një kandidat nga radhët e PDK-së; dy nga Lëvizja Vetëvendosje; si dhe një tjetër nga koalicioni PDAK-LPB”.
“Shumica e këtyre ankesave kanë të bëjnë me votimin me postë jashtë vendit: duke kërkuar respektivisht anulimin dhe përsëritjen e tij”, ka shkruar Cakolli.