Cakolli: Vetëm qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë informacion për propozimin franko-gjerman

20 tetor 2022 | 12:11

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se të vetmit që nuk kanë asnjë informacion për propozimin franko-gjerman për dialogun janë qytetarët e Kosovës.

Ai ka shkruar në “Facebook” se në shumë qarqe ndërkombëtare, por edhe nga secili delegacion që po viziton Kosovën, po konfirmohet përkrahja për të ashtuquajturin propozim franko-gjerman për dialogun.

“Të vetmit që nuk kanë asnjë informacion zyrtar mbi këtë propozim janë qytetarët e Kosovës. Në vend se ne të kemi qëndrimin e institucioneve dhe liderëve tanë politik, neve na duhet që pozicionimin ‘për’ ose ‘kundër’ një marrëveshje eventuale ta bazojmë mbi deklarimet e emisarëve të dialogut”, ka shkruar Cakolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për…