Calhanoglu larg Milanit, afër Torinos

27 gusht 2019 | 10:27

Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani në fund të merkatos.

Mesfushori i cili është pjesë e kuqezinjve që nga viti 2017, kur u transferua nga Bayer Leverkuseni për shumën e 24 milionë eurove, pëlqehet shumë nga trajneri i skuadrës së Torinos, Walter Mazzarri. Klubi granata kërkon ta përforcojë repartin e mesfushës dhe turku i Milanit është objektivi kryesor i tyre.

Torino ka filluar bisedimet me klubin nga “San Siro” për transferimin e Calhanoglut.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkruar për ngushëllime në…