Camavinga prezantohet te Reali

08 shtator 2021 | 15:26

Eduardo Camavinga është prezantuar si lojtar i Real Madridit. Mesfushori kompletoi kalimin nga Rennes te “Los Blancos”, derisa i përfundoi edhe testet mjekësore.

Me një fotografi me presidentin Florentio Perez, Camavinga ka marrë numrin 25-të te Real Madridi. Lojtari ka nënshkruar deri në qershor 2027, disa orë para mbylljes së kalimtar, duke përforcuar kështu mesfushën e Carlo Ancelottit.

Francezi 18-vjeçar do të mbetej pa kontratë me Rennes në verën e vitit 2022.

Camavinga është një nga futbollistët e rinj që konsiderohet prej talenteve më të mëdhenj. Real Madridi për transferimin e tij ka paguar 35 milionë euro. Më pas, ai u bashkua me bashkëlojtarët e rinj në stërvitje, duke u mirëpritur edhe prej trajnerit Carlo Ancelotti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadrid)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 7 tetor 2021 pritet të hapet procesi i rregullt…