Cana: Ja pse nuk shkova te Arsenali

03 janar 2019 | 15:06

Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana në “Ora News” ka folur edhe për interesimin e dikurshëm që kishte skuadra e Arsenalit dhe trajneri Arsene Wenger.

“Bëmë një turne në Zvicër dhe mes këtyre skuadrash ishte dhe Arsenali, PSG-ja dhe disa skuadra të tjera. Më erdhi ftesa nga Arsenali për të bërë një provë, konkretisht nga Arsene Wengeri. Isha akoma 16-vjeç dhe më kujtohet që u bëmë të gjithë gati. Ishte një mundësi e artë. Shkuam drejt ambasadës për të marrë vizën. E shikoja si mundësinë e fundit për të pasur një karrierë futbolli, sepse kishim marrë shkresën që do të riktheheshim në Kosovë. Kur nuk ma dhanë vizën ishte shumë e rëndë. Sikur të mbyllet një derë”, ka thënë Cana.

“Unë në moshën 18-vjeçare kam filluar të stërvitem me ekipin e parë të PSG-së. Në atë kohë Parisi kishte yje botërore. Një nga këta ishte dhe Ronaldinho. Sapo kishte fituar kampionatin Botëror. Më kujtohet herën e parë, kur shkova në stërvitje, i tregova dhe emrin tim. Nuk e mbajti mend dhe më thërriste Sedrik. Më vonë, e kuptova që kisha fituar besimin e tyre, kur Ronaldiho filloi të ma thërriste saktë emrin tim. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Cana.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën pasdite njësitet policore kanë gjetur 431 gramë substancë…