Cana: Reja, trajner me eksperiencë të madhe

19 prill 2019 | 15:11

Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Lorik Cana, e ka lavdëruar trajnerin e ri të kuqezinjve, Edoardo Rejan, me të cilin kishte punuar gjatë kohës sa ishte pjesë e Lazios.

Reja kishte qenë trajner i Lazios gjatë viteve 2010-2012 dhe përsëri në vitin 2015. Pikërisht gjatë asaj kohe, Cana e pati mundësinë ta shikonte nga afër punën e Rejës, pasi që ishte pjesë e skuadrës së Lazios në vitet 2011-2015.

“Edoardo Reja është një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët, që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin”, ka deklaruar Cana për “Tring Sport”. “Mirëpo, kjo pjesa që nuk ka absolutisht asnjë lloj përvoje, përveç kampionatit italian, ngre pak pikëpyetje. Reja është një person që e njeh mirë futbollin dhe shpresojmë që të arrijë të marrë më të mirën nga ky ekip”, ka shtuar Cana.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Idriz Vehapi ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të degës së…