Capello: CR7 i jashtëzakonshëm, Messi është një gjeni

14 mars 18:29

Rivaliteti në mes të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit është pa dyshim një ndër gjërat më të bukura që ka përjetuar historia e futbollit.

Diskutimet se kush është më i miri janë të pafundme, ku së fundmi këtij debati nuk i ka shpëtuar as Fabio Capello.

“Ronaldo është një futbollist i jashtëzakonshëm, por Messi është një gjeni. Futbolli ka tre gjeni: Pelen, Maradonën dhe Messin. Ronaldo është shumë i fortë, pasi me të mund të fitosh gjithçka, por Messi është gjeni dhe kjo është diçka tjetër. U përballa me Messin kur ai ishte 16 vjeç dhe isha i mrekulluar. Bëri të njëjtat gjëra që bën sot, por 20 vjet më parë, sepse ai ka lindur i tillë. Një gjeni. Ai shpik gjëra që të tjerët nuk i shohin. Ronaldo e bëri veten kampion, por jo gjeni”, ka deklaruar Capello.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Drenasit ka ndodhur një grabitje me armë…