Capello: Gjeni është vetëm Messi

23 prill 2024 | 15:48

Trajneri i njohur italian Fabio Capello shprehet se Lamine Yamal dhe Cristiano Ronaldo nuk mund të quhen gjeni të futbollit pavarësisht se në fushë mund të bëjnë gjëra të mëdha. Capello, u shpreh se këtë status mund ta mbajë vetëm Lionel Messi pasi si një gjeni, ai bën gjëra që të tjerët as nuk i çojnë ndërmend.

“Unë pata fatin ta shoh Messin në moshën 16-vjeçare në një trofe Gamper që luajtëm me Juventusin kundër Barçës. Pas 20-25 minutash e pyeta Rijkardin nëse mund të më jepte në huazim, pasi ai nuk kishte ende pasaportë spanjolle dhe ata kishin 3 të huaj. Jam i lumtur që kam parë Lamine Yamal në ‘El Clasico’ në ‘Bernabeu’: ai është shumë interesant, ka shumë cilësi, por nuk është gjeni. Unë mendoj se do të jetë një lojtar që mund të bëhet i madh, por kur flasim për gjeni, flasim për Pele, Maradona, Messi, ata që bëjnë gjëra që të tjerët as që i mendojnë. Cristiano Ronaldo është një lojtar i madh që ka fituar shumë tituj dhe Topin e Artë, por siç thashë më parë ai nuk është aq i shkëlqyer sa Messi”, u shpreh Capello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isak Neziri një ndër ndërmarrësit shqiptar më të suksesshëm në…