Capello kritikon ashpër Juventusin

24 nëntor 2021 | 16:40

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello ka dhënë deklarata të ashpra ndaj bardhezinjve pas humbjes së thellë në shifrat 4-0 ndaj Chelsea-t. Strategu italian ka kritikuar ashpër ekipin torinez për ritmin e ngadaltë.

“Ishte një leksion i vërtetë futbolli. Shohim Liverpoolin të shpejtë dhe që luajnë në mënyrë vertikale dhe me shpejtësi, rikuperojnë topat. Kemi parë Chelsean, që bën presing në të njëjtën mënyrë. Më bën të mendoj pasi po flasim për dy trajnerë gjerman. Ndoshta duhet të mësojmë që të luajmë futboll më agresivë. Nëse stërvitja ishte ndeshja me Lazion, atëherë ishin shumë të ngadaltë. Nëse je mësuar duke marrë topin, pa qenë nën presing, është në ritëm shumë i ngadaltë që në Champions nuk e gjen”, ka thënë Capello.

Kur futen në lojë edhe arbitrat, në Champions vrapohet dhe ndërhyhet në mënyrë të ashpër, në Itali nuk ekziston ky lloj futbolli. Nëse nuk mësohesh me një stil tjetër, atëherë has vështirësi. Nëse je gjithmonë me lojtarë nën presion dhe arbitri e lë lojën të vijojë, bën figura të tilla”, ka shtuar Capello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Ligjëratat e vitit të tretë i kishte përfunduar,…