Cardiffi urdhërohet t’ia paguajë gjashtë milionë euro Nantesit për Salan

30 shtator 2019 | 22:06

Shuma 15 milionë funte ishte arritur mes dy klube kurse FIFA ka thënë tani se pjesa e parë e pagesës është dashur të bëhet.

Cardiff Cityt i është thënë nga Komiteti për Statusin e Lojtarëve në FIFA se duhet të paguajë gjashtë milionë euro për Emiliano Sala. Sulmuesi ishte bërë një nënshkrim rekord për Cariffin kur ishte arritur marrëveshje mes klubit të Walesit dhe atij të Francës.

Por, para se ai të bënte ndonjë paraqitje për City, avioni që barte Sala nga Franca për në Wales u rrëzua dhe ai u mbyt bashkë me pilotin David Ibbotson. Cardiff pretendonte se pagesa prej 16 milionë funte për Nantes nuk ishte ligjërisht e detyrueshme për shkak se kushtet e vëna nga Nantes nuk ishin përmbushur.

Komitetit i Statusit për Lojtarët e FIFA ka thënë të hënën (sot) që Nantes duhet të merr nga Cardiff gjashtë milionë euro “që korrespondon me pagesën e parë”. “Në një takim të mbajtur më 25 shtator 2019, Komiteti për Statusin e Lojtarëve të FIFA vendosi që Cardiff City FC duhet të paguajë shumë prej 6 milionë euro te FC Nantes, që korrespondon me këstin e parë pas arritjes se marrëveshjes për transfer në mes të dy palëve më 19 janar 2019 për transferin e të ndjerit Emiliano Sala nga FC Nantes në Cardiff City FC”, thuhet në deklaratën e FIFA-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli…