Carragher: Liverpooli duhet të transferojë Upamecanon

20 tetor 2020 | 10:00

Jamie Carragher ka identifikuar lojtarin që mund të zëvendësojë Virgil van Dijk.

Virgil van Dijk ka pësuar një lëndim të rëndë në mesjavë, në ndeshjen kundër skuadrës së Everton.

Lojtari holandez do të mungojë 6 deri në 8 muaj. Ish kapiteni i Liverpool, Jamie Carragher ka këshilluar skuadrën që të nis tentimet për Dayo Upamecano.

“Një qendërmbrojtës duhet të jetë blerja e madhe e radhës nga Liverpool, po flas për verën tjetër”, ka thënë Carragher.

“Por, është Dayot Upamecano, një profil i shkëlqyer. Duhet paguar para shtesë dhe të transferojnë atë më 1 janar”, ka shtuar anglezi.

“Kjo do të thotë se do të kalojmë vetëm 11 ndeshje pa Virgil van Dijk”, ishin fjalët e Carragher, i cili aludon se Van Dijk e Upamecano janë shumë të ngjashëm.

Te Liverpool janë shtuar problemet pasi edhe Joel Matip është lënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria Amerikane së fundmi ka bërë një paradë ushtarake ku…