Pas pesë vitesh, Reali e përsërit një arritje të veçantë

25 nëntor 2026 | 12:47

Real Madridi e ka rikthyer një statistikë që nuk e kishte regjistruar prej pesë vitesh.

Pas fitores 5-1 ndaj PSV Eindhovenit në Ligën e Kampionëve, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka arritur dhjetë fitore radhazi në të gjitha garat.

Për herë të fundit, madrilenët e kishin regjistruar një seri të tillë në sezonin 2021/22, kur në krye të skuadrës ishte Carlo Ancelotti.

Në atë periudhë, Reali kishte fituar dhjetë ndeshje radhazi nga fundi i tetorit deri në mesin e dhjetorit.

Këtë herë, seria e fitoreve ka nisur më 10 tetor dhe përfshin triumfe në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Gjatë këtyre dhjetë ndeshjeve, madrilenët kanë shënuar 31 gola dhe kanë pësuar vetëm dhjetë.

Tani, objektivi i radhës është afrimi te rekordi historik i klubit, që është 22 fitore radhazi.

Këtë shifër Real Madridi e kishte arritur në sezonin 2014/15, sërish nën drejtimin e Ancelottit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se shërbimet e…