Carragheri, Liverpoolit: Mos lejo largimin e Manes dhe Salahut

20 mars 2019 | 11:17

Jamie Carragher thotë se Liverpooli do t’i shmangë interesimet e klubeve të tjera për dyshen Mohamed Salah dhe Sadio Mane, dhe se Jurgen Kloppi është trajneri i përsosur për këtë skuadër ambicioze.

Në të kaluarën, “Reds” nuk kanë mundur t’i ndalë largimet e disa prej yjeve kryesorë, ndërsa më i fundit ishte largimi i Philippe Coutinhos drejt Barcelonës. Ndërkohë që Real Madridi është duke e monitoruar Manen, si dhe e ka alternativë të dytë Salahun.

“Mbajtja e lojtarëve është një e arritur e madhe për njerëzit në krye të klubit dhe Jurgen Kloppin. Liverpooli e humbi Philippe Coutinhon jo shumë kohë më parë, por mendoj se tash është më vështirë që t’i rrëmbejnë lojtarët nga ky klub. Natyrisht, nëse lojtarët kërkohen nga Real Madridi dhe Barcelona, është vështirë, sepse shumica e futbollistëve duan të luajnë për këto dy klube”, ka thënë Carragher.

“Mirëpo, aktualisht, mendoj se lojtarët e admirojnë Jurgen Kloppin dhe duan të jenë pjesë e kësaj aventure”, ka deklaruar ish-mbrojtësi i Liverpoolit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lutfi Haziri ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e…