Casemiro nuk i mban lotët në konferencën lamtumirëse (video)

22 gusht 2022 | 12:33

Casemiro është përshëndetur me ekipin e Real Madridit.

Gjatë ditëve të fundit të këtij afati kalimtar, Manchester United ka shfaqur interesim për mesfushorin Casemiro.

Interesimi i “Djajve të Kuq” ka bërë që braziliani të mendojë si opsion largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Pas bisedimeve me drejtuesit e klubit, Casemiro ka marrë vendim të largohet nga Real Madridi drejt Manchester United.

Ekipi madrilen e ka respektuar vendimin e tij për shkak të rolit që kishte ndër vite në klubin spanjoll.

“Mbretërit” e cilësojnë atë si një legjendë, pasi ka fituar plotë 19 trofe në nëntë vite, andaj kanë përgatitur një konferencë lamtumirëse për të.

Ende pa filluar të flasë braziliani ka filluar të qajë.

Mes lotësh, ai ka thënë se nuk e pëlqen të jetë protagonist, por se do fliste nga zemra.

“Kur u largova nga Sao Paulo, e kisha të qartë se do të luaja në ekipin e parë të Real Madridit. Këtu kam ndërtuar jetën time, familjen time. Titulli më i madh që kam arritur është të vijë të stërvitem çdo mëngjes në këtë klub. Faleminderit të gjithëve”, ka thënë mesfushori brazilian.

Casemiro transferohet në “Old Trafford” për 80 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar…