Casillas ëndërron rikthimin te Spanja dhe Reali

18 nëntor 2018 | 20:04

Portieri i Portos, Iker Casillas, ka thënë se do të dëshironte një rikthim në Spanjë dhe ka hapur dyert për ribashkim spektakolar me Real Madridin.

Casillasi ka pasur më shumë se 700 paraqitje për Realin mes periudhës 1999-2015 para se t’i bashkohej Portos. 37-vjeçari nuk është pjesë e Spanjës që nga viti 2016, por problemet e fundit të David De Geas kanë shtuar zërat se ai mund të rikthehet nga pensionimi në futbollin ndërkombëtar.

“Mendoj se kam bërë gjënë e duhur. Mendoj se po të vazhdoja te Reali, koha ime aty do të përfundonte më keq se që ndodhi. Nëse Spanja më thërret a do të kthehesha? Do të isha i lumtur. Nëse Reali më thërret? Sigurisht, s’mund të harroj ku jam rritur”, ka thënë ai për “Movistar+”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…