Cavani dëshiron kalimin te Barcelona

02 dhjetor 2021 | 16:54

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani dëshiron t’i bashkohet Barcelonës verën e ardhshme, raporton “The Times”.

Kontrata e 34-vjeçarit skadon në fund të sezonit pasi ai ra dakord për një zgjatje një-vjeçare të marrëveshjes së tij verën e kaluar.

Sulmuesi uruguaian, nënshkrimi i të cilit është konsideruar si një sukses në “Old Trafford”, ka ambicien për të luajtur për Barcelonën para përfundimit të karrierës së tij, duke besuar se mund të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë për dy sezone të tjera.

Barcelona, gjendja e rëndë financiare e së cilës është dokumentuar mirë, nuk ka fondet në dispozicion për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Paris Saint-Germain (PSG), por do të jetë në gjendje të nënshkruajë me Cavanin si një transferim i lirë duke qenë se kontrata e tij do të ketë përfunduar.

Cavani, sezoni i të cilit është ndërprerë nga problemet e lëndimeve, është gjithashtu i interesuar për ta bërë një lëvizje në “Camp Nou”.

“Blaugranasit” kanë shprehur emergjencën e tyre për të transferuar një sulmues pas lajmit që tronditi futbollin ku Aguero pritet të pensionohet nga futbolli aktiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përditësimi i ri i softuerit ofron më shumë personalizim, cilësime…