Cavani e shtyn për verë kalimin tek Atletico

27 dhjetor 2019 | 11:38

Sulmuesi Edinson Cavani nuk do të largohet nga PSG-ja në afatin kalimtar të janarit.

Edhe pse pak ditë më parë u fol për një akord mes sulmuesit dhe Atletico Madridit, një transferim i tillë mund të ndodhë, por vetëm në korrik. Drejtuesit e Atletico Madridit shpresonin që ta kishin Cavanin që në muajin janar, duke i paguar PSG-së një shumë simbolike, por ka qenë vetë sulmuesi ai që ka kërkuar ta respektojë kontratën që përfundon pikërisht në përfundim të këtij sezoni.

Edhe pse ka humbur vendin e titullarit pas transferimit të Mauro Icardit, Cavani sërish mbetet një idhull për tifozët dhe diçka e tillë duket se e ka shtyrë atë ta respektojë kontratën me kampionët e Francës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2019 ishte shumë i suksesshëm për Klubin e Sigal…