Cavani kërkohet nga Juve dhe Unitedi

16 tetor 2019 | 16:44

Edison Cavani në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga PSG-ja. Sulmuesit nga Uruguai i përfundon kontrata në qershor të vitit 2020-të dhe mendon t’i japë fund aventurës në kryeqytetin francez.

Siç raportojnë mediet angleze për Cavanin janë dy ekipe që interesohen, Juventusi dhe Manchester  United, të cilat kanë shfaqur interes për sulmuesin.

Cavani që prej vitit 2013-të është pjesë e PSG-së, aty ku ka shënuar çdo sezon në mënyrë konstante. Kujtojmë që 32-vjeçari ka luajtur më parë edhe te Napoli e Palermo në Itali. Këtë sezon ai ka luajtur katër ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, pasi ka pasur një dëmtim që nuk e ka lejuar të luajë vazhdimisht.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i sigurisë, Behar Selimi, e ka vlerësuar të natyrshëm…