Cavani po mendon rikthimin te Napoli  

26 tetor 2018 | 13:33

Edinson Cavani dhe Napoli kanë mbetur shumë të lidhur. Këtë e konfirmoi përqafimi me presidentin e të kaltërve, Aurelio De Laurentis, përpara ndeshjes si dhe vizita e fotot në dhomat e zhveshjeve të italianëve, pas barazimit 2-2 në Paris.

Sulmuesi uruguaian i PSG-së shpeshherë është përfolur se mund të bëjë një rikthim të bujshëm në “San Paolo” dhe këtë e ka konfirmuar edhe avokati dhe miku i tij, Xhenaro Familjeti.

“Edinson adhuron Napolin, jo vetëm skuadrën, por edhe qytetin, dhe përqafimi me De Laurentisin e konfirmon këtë. Vetë Edinson nuk e ka fshehur kurrë mundësinë e një rikthimi në këtë skuadër, por sigurisht që më pas janë në lojë pretendime personale ekonomike të tij që duhet të bisedohen. Prandaj, ideja që tifozët e Napolit të shohin sërish Cavanin me bluzën e tyre mbetet shumë e hapur”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e çështjeve ekonomike, Hekuran Murati dhe Ismet Mulaj, kanë…