Cavusoglu: Turqia nuk ka ndarë informacione me askënd për Khashoggin

19 tetor 2018 | 14:34

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se shteti i tij nuk ka ndarë incizimet e zërit me askënd, duke hedhur poshtë pretendimet se Ankaraja u ka nisur Shteteve të Bashkuara të dhëna për zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Cavusoglu po ashtu u ka thënë gazetarëve se Turqia ka të dhëna dhe informata të siguruara pas hetimeve të kryera, lidhur me zhdukjen e Khashoggit më 2 tetor.
Autoritetet turke kanë thënë se kanë incizime të zërit, të cilat japin shenja se Khashoggi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama,…