“Çdo herë më kanë shoqëruar lotët”/ Elita Rudi bën deklaratën e fortë për Gjikon…

18 prill 13:07

Prej disa javësh, Gjiko po përballet me akuza të rënda për abuzim seksual me një të mitur. Reperi i njohur i ka mohuar këto akuza dhe po vazhdon jetën normalisht.
Madje ai së fundmi ka publikuar edhe projektin e tij muzikor më të ri, i cili mban titullin “Gjoni”. Gjiko i këndon faljes së gjakut dhe fenomenit të hasmërive farefisnore që kanë ekzistuar ndër vite në shoqërinë shqiptare.

Teksa ka marrë shumë mbështetje nga fansat dhe miqtë e tij, edhe partnerja ka dhënë mendimin e saj për këtë këngë. Elita Rudi ka bërë një postim në “Instastory” ku ka publikuar një pjesë të “Gjoni” dhe e ka shoqëruar me disa fjalë, duke treguar emocionet që kishte ndjerë në çdo notë të saj.

“Çdo herë që e kam dëgjuar e pa këtë spot përpara publikimit, më kanë shoqëruar edhe lotët. Një super projekt nga Gjiko. Për një realiteti të hidhur të Kosovës”, ka shkruar ajo në “Instastory”.

Ndërkohë kujtojmë se një vajzë e panjohur për publikun ka akuzuar reperin e njohur se e ka mashtruar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të nën ndikimin e lëndëve narkotike kur ajo ishte vetëm 16-vjeç. Madje mediat në Kosovë kanë publikuar edhe dëshminë e vajzës në fjalë.

“Sa herë jam takuar me Asdrenin më ka dhënë drogë, sa herë që kam kryer marrëdhënie seksuale me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve. Substancën narkotike i pandehuri Gjikolli e kishte pasur të vendosur në dhomën e pritjes në një kuti dhe çdo herë më ka dhënë narkotikë e më pas kemi pasur marrëdhënie seksuale. Këtë nuk do ta bëja asnjëherë po të isha në gjendje normale”, -thuhet në deklaratën e vajzës të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi. Viktima ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se Asdren Gjikolli dhe V. kanë bërë edhe fotografi dhe video incizime.

Nga ana tjetër, Gjiko ka reaguar publikisht duke mohuar akuzat që i ka quajtur të sajuara. Reperi po ashtu ka bërë me dije se ka paditur ata që kanë ‘sajuar’ dhe disa media.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar reperi i njohur në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë…