Çeferin mbledh yjet për bamirësi në Stozhice, të pranishëm edhe Ademi, Duka e Sejdini

15 shtator 2023 | 21:34

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin ka mbledhur sot në Stozhice yjet e futbollit për një ndeshje futbolli për bamirësi, për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet e fundit në Slloveni.

Shumë emra të njohur nga bota e futbollit kënaqën me lojë shikuesit në tribunat e stadiumit, teksa i pranishëm ishte edhe Zlatan Ibrahimovic.Suedezi legjendar mori duartrokitjet më të mëdha në prezantimin e 36 futbollistëve të të dyja skuadrave dhe thirrjet “Ibra, Ibra!”.

Në mesin e shumë të ftuarve në këtë event ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFMV-së, Muamed Sejdini. Në ekipin e kuq luajtën: James; Vidiq, Srna, Silvestre, Iliq, Breçko, Jokiq; Figo, Pires, Koren, Karagounis, Altintop, Asanoviç; Oliq, Mandžukić, Bierhoff, Shevcenko, Aćimović, Savičević. Trajner: Capello.Në ekipin e kaltër: Buffon; Maldini, Abidal, Cesar, Ćorluka, Zanetti, Kobiashvili; Seedorf, Pavlin, Boban; Ibrahimoviç, Novakoviq, Berbatov, Mijatoviç, Shuker, Tavares, Klose. Trajner: Kek.

Biletat e kësaj ndeshje ishin shitur prej kohësh.”Siç e kam thënë shumë herë më parë, futbolli është më shumë se një sport. Futbolli është pjesë e kulturës dhe historisë sonë dhe na lidh. Kur pamë se çfarë ndodhi në Slloveni, na lindi ideja për një ndeshje bamirësie. Jam shumë i lumtur që miqtë e mi, legjendat e futbollit, u përgjigjën ftesës.

Jam shumë i lumtur me mbështetjen e të gjithë donatorëve dhe sponsorëve dhe të gjithë atyre që blen një biletë. Pres që sa më shumë njerëz të dërgojnë një SMS sot ( HELP5 në 1919 ) dhe një shpërthim energjie pozitive”, tha Çeferin.Ai theksoi se e dinte që në fillim se do të mblidhnin një ekip me përplot yje, por jo edhe kaq shumë fonde.

“Ata janë miq, e respektojnë bamirësinë, por nuk e kisha idenë se do të mblidhnim kaq shumë fonde kaq shpejt, që do ta shisnim stadiumin kaq shpejt dhe se do të ishte një ngjarje e këtij niveli”,ka shtuar njeriu i parë i UEFA-s, i cili ka thënë se shuma e grumbulluar do të bëhet e ditur së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fotografinë e të pamës ia kishin zgjedhur atë me…