Çekia i bën thirrje Kosovës ta formojë asociacionin dhe serbëve të kthehen në institucione

06 nëntor 2022 | 14:55

Për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, ka pasur reagime të shumta nga bashkësia ndërkombëtare.

Për këtë çështje së fundmi ka reaguar edhe Çekia, e cila u ka bërë thirrje serbëve të kthehen në institucione.

Shteti çek i ka bërë thirrje edhe Qeverisë së Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Presidenca Çeke i bën thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione të Kosovës. I bëjmë thirrje dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në dhunë e konfrontim. Duhet të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, është bërë me dije në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë protestës së sotme…