Çekia mposhti Skocinë, Schick realizon gol të jashtëzakonshëm

14 qershor 2021 | 16:53

Republika Çeke ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në përballje me Skocinë (0-2), në ndeshjen e vlefshme për Grupin D në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në minutën e 42-të, Patrik Schick i kaloi çekët në epërsi 0-1. Në fillim të pjesës së dytë i njëjti futbollist shfrytëzoi një dalje të portierit David Marshall dhe realizoi  gol pothuajse nga gjysma e fushës për rezultatin final 0-2.

Nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja Poloni-Sllovaki dhe në ora 21:00 takohen Spanja dhe Suedia.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e ka emëruar gjyqtarin Kreshnik…