Çekiçi në formacionin më të mirë të javës në Turqi

14 prill 2021 | 16:01

Endri Çekiçi po kalon një formë shumë të mirë në Superligën turke. Pas Gentian Selmanit një tjetër lojtar shqiptar është përfshirë në formacionin e yjeve në kampionatin turk, madje në elitë dhe ai është mesfushori pogradecar

Çekiçi, i cili ishte titullar me Ankaragucu, ishte protagonist te goli i dytë i skuadrës së tij, pasi topi i goditur prej tij dhe më pas i devijuar nga portieri, shkoi në këmbën e lojtarit kundërshtar që shënoi autogol.

Për Çekiçin ky sezon mund të shërbejë si trampolinë për t’u transferuar në një skuadër edhe më të mirë në Turqi, apo edhe në ndonjë kampionat më cilësorë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë luajtur ditën e sotme gjashtë ndeshjet në Maqedoninë e…