Çeku pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, flasin për bashkëpunimin kulturor

29 janar 2024 | 16:58

Bashkëpunimi kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë është i pashmangshëm. Përplot aktivitete të përbashkëta janë realizuar vitin që lamë pas, dhe të tilla priten edhe në vazhdim. Kështu u tha në takimin mes ministrit të Kulturës, Hajurlla Çeku dhe ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

“Ministri Çeku i uroj suksese në detyrën e re, ndërsa i shprehu falënderimet e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Shqipërisë. Bashkë u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin duke u koordinuar për projekte të përbashkëta në kulturë, sport, rini e trashëgimi kulturore”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur më pak se 72 orë deri në fundin…