Çelaj kërkon dorëheqjen e Kryesisë së PDK-së, thotë se kanë humbur legjitimitetin

16 mars 2021 | 00:12

Anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka thënë se procesi demokratik brenda PDK është deformuar shumë. Shpëtim nga kjo, ai ka thënë se e sheh dorëheqjen e kryesisë aktuale.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se mentaliteti qeverisës brenda partisë ka eskaluar shumë, duke shtuar se edhe zgjedhjet nëpër degë mbahen vetëm sa për t’u mbajtur pasi që sipas tij, kryetarët zgjedhën më herët.

“Ne kemi një kryesi të emëruar dhe ka humbur legjitimitetin, prandaj kjo kryesi duhet të dorëhiqet dhe duhet të emërohet një kryesi tjetër”, ka thënë ai.

Çelaj ka thënë se në vazhdimësi në kryesi por edhe personalisht i ka ngritur të tilla shqetësime, por duke parë se nuk ka pasur efekt, ka vendosur që këtë betejë ta zhvillojë edhe jashtë.

Ai ka thënë se nuk mund të rrijë indiferent me atë se çfarë po ndodhë në parti, duke shtuar se ka aksione morale brenda saj të cilat e bëjnë të flasë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Milaim Zeka ka paralajmëruar se do të ndodhin arrestime…