Celtics mposht Bucks, Lakers bie sërish në shtëpi

23 nëntor 2023 | 16:01

Spektakël dhe rezultate surprizë dhuruan ndeshjet e radhës në kampionatin e basketbollit amerikan, NBA. Boston Celtics duket se la pas humbjen e papritur ndaj Charlotte dhe u rikthye te suksesi duke mposhtur më shifrat 119-116 Milwuakee Bucks. Vendasit ishin superiorë në periodën e parë dhe të dytë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin e 14 pikëve, 67-53.

Në fraksionin tjetër të sfidës, Milwuakee u përpoq të rihapte takimin vetëm në periodën e fundit të ndeshjes, por pavarësisht përpjekjeve, Bucks u detyrua të pranonte humbjen. Që vjen pas disa sukseseve radhazi. Nga ana tjetër, Celtics konfirmon formën e mirë në këtë sezon, duke mbajtur vendin e parë në Konferencën e Lindjes.

Shkëlqyen mbi parket dyshja e Bucks Lopez-Lilliard me 55 pikë në total, ndërkohë që për 17 herë kampionët e NBA, vendimtar ishte basketbollisti Jaylen Brown, autor i 27 pikëve.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Los Angeles Lakers u rikthye te humbja pas 3 fitoreve. Në ndeshjen e luajtur në “Crypto Arena”, vendasit nuk bënë dot më shumë ndaj Dallas Maverick, me rezultatin final 104-101 në favor të miqve.

Që në fillim të duelit, Mavericks krijoi një distancë të konsiderueshme ndaj Lakers. Pjesa e parë e përballjes u mbyll në shifrat 46-62. Pas pauzës, ndeshja u bë me e bukur. Sidomos në periodën e fundit ku avantazhi u ngushtua shumë.

Pavarësisht sfidës së mirë të LeBron James, Lakers nuk përmbysi dot rezultatin. Me takimin që u mbyll me fitoren e Mavericks. Luka Doncic ishte protagonist kryesor me 30 pikë dhe 12 topa në tabelë.

Pas kësaj fitoreje, Dallas mbetet ne vendin e katërt në renditjen e Konferencës së Perëndimit. Ndërsa Lakers duhet të kënaqet vetëm me pozitën e shtatë në klasifikim.

Në sfidat e tjera, kampionët në fuqi të Denver Nuggets u mposhtën 124-119 nga Orlando Magic. Toronto Raptors triumfoi ndaj Indianës në transfertë me rezultatin 132-131. Teksa Warriors humbën përballë Phoenix së Kevin Durant në shifrat 123-115.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitarja Time Kadrijaj gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja e…