Cen Desku: UNMIK kishte shtrembëruar deklaratat e mia rreth arrestimit në luftë

04 maj 2021 | 21:38

Cen Desku – Bashkëthemelues i degës së LDK-se në komunën e Malishevës, ka rrëfyer rreth arrestimit në luftë.

Desku thotë se nuk ishte Hashim Thai ai i cili e kishte arrestuar. Ai thotë se ishin 6 persona që e kanë bërë arrestimin, ku 4 prej tyre, sic rrëgfen ai i njeh.

Ai thotë se për një muaj u mbajt në burg në Sadllar, përcjell Periskopi.

Desku ka mohuar faktin se Hashim Thaci e kishte arrestuar, duke thënë se Unmiku i kishtë shtrembëruar deklaratat e tij.

“Kush na ka ndalu, ja e dimë, janë të dhënat në media emrat e atyre njerëzve. Kanë qenë 6 persona, 2 nuk i kam njoftë, 4 tjerë po. Asnjëri prej tyre nuk um ka arrestuar. Jo as Hashim Thaci. Është Skënder Hoti, Demush Laci, i Bubavecit, Kryeziu s’po me kujtohet emri, edhe një Mazreku i Malishevës. Jam mbajtur një muaj në sadllar në vitin 1999. UNMIK kishte shtrembëruar deklaratat e mia rreth arrestimit në luftë”, thotë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë disa fjalë pas…