Çështja e vizave, më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike të Kosovës dhe Francës

20 nëntor 2020 | 15:47

Kryeministri i Avdullah Hoti, ka bërë me dije se më 26 dhe 27 nëntor do të takohen delegacionet teknike të Kosovës dhe Francës për të diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave. Aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe presidentit të Republikës së Francës, z. Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme. Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani me t’u rikthyer…