Rrahmani rezulton pozitiv në testin për Covid

20 nëntor 2020 | 15:46

Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani me t’u rikthyer te Napoli, është testuar për Covid-19. Skuadra e Napolit, ka lëshuar një komunikatë, duke bërë të ditur se Rrahamni ka dalë pozitiv në testimet e bëra.

Tutje ceket se Rrahmani nuk ka pasur kontakte me futbollistët e tjerë, dhe është dërguar në izolim. Rrahmani ka qenë i grumbulluar te Kosova për ndeshjet e nëntorit.

Në sfidën e fundit ndaj Moldavisë, ai u detyrua të largohet më herët nga loja, shkaku i një lëndimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma këtë sezon ka zhvilluar një start mjaft të mirë…