Çështja ‘Emiliano Sala’, burg për dy anglezët

24 shtator 2019 | 11:29

Tragjedia e Emiliano Sala ka lënë një boshllëk dhe një tronditje në botën e futbollit.

Futbollisti që u zhduk gjatë një udhëtimi me avion rrugës për në ekipin e tij të ri, në transferimin nga Franca drejt Anglisë shtangur të gjithë.

Gjithsesi kishte nga ata që nuk kanë hezituar të shfrytëzojnë këtë çështje të dhimbshme për të përtuar famë. Bëhet fjalë për Sherry Bray dhe Christopher Ashford. Dy anglezë që nuk hezituan të fotografojnë dhe regjistrojnë autopsinë e realizuar mbi trupin pa jetë të argjentinasit, për të publikuar më pas përmbajtjen në rrjetet sociale, pasi më parë kanë aksesuar në mënyrë të parregullt dokumente delikate.

Këtë të hënë ka mbërritur dënimi për veprimet e tyre të paligjshme dhe pa etikë. Të dy personazhet janë dënuar me nga 14 dhe 5 muaj heqje lirie.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se…