Çfarë do të bëjë LDK-ja nëse LV-ja e propozon Osmanin për kryetare të Kuvendit?

26 dhjetor 2019 | 14:09

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Msutafa, teksa ka folur për mundësinë që Vetëvendosje të propozojë sot Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit, ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme për deputetët e LDK-së dhe gjithashtu edhe për Osmanin.

“Ata kanë drejtë ta propozojnë kë të dëshirojnë. Por edhe LDK ka qëndrimin e vetë, dhe ne nuk dëshirojmë që të hyjmë në realacione të koalicionit, përmes një propozimi që e bëjnë ata për një kandidat tonin. Një gjë të tillë besoj që s’do ta pranojë as vetë znj. Osmani dhe as deputetët e LDK-së. Ne votojmë vetëm nëse ata propozojnë kandidat të tyre, sepse ne kandidatët tanë i propozojmë vetë. Dhe ata s’munden me marrë rolin e LDK-së. E kam pa që kanë dëshirë të përzihen ne punët tona të brendshme. Por ne iu themi rrini larg LDK-së dhe silluni si partner. Ne nuk lejojmë që ata të na caktojnë kuadrat. Ne kemi vlerësim edhe për znj. Osmani, por këto çështje nuk bëhen ashtu”,  ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Albert Krasniqi ka treguar se si funksionon në…