Çfarë do të tregojë Gjykata Speciale e Kosovës me kokë në Beograd

05 prill 2023 | 12:22

Astrit Gashi

Këto akuza janë të pabaza dhe jashtë sistemit juridik të kësaj gjykatë. Por këtë gjykatë e formuan më se shumti vetë shqiptarët në luftën e tyre për pushtet duke shpikur akuza për njëri-tjetrin vetëm për të eliminuar politikisht.
Pse dhe si dështuan përfaqësuesit dhe komandantët e UÇK-së!?
Dështuan sepse i falen bashkëpunëtorët e Serbisë duke iu dhenë poste të rëndësishme politike, lidhen biznese me këta duke u shndërruar milionerë brenda pak viteve.
Medie dhe gazetarë të cilët ishin kundër luftës dhe UÇK-së morën pozita të rëndësishme duke i anashkaluar mediet dhe gazetarët që rrezikuan jetën e tyre.
Sot ata gazetarë dhe medie që mbështetën gjykatën tashmë kanë ndërruar lëkurë dhe selitë e tyre i kanë në “Hagë” në mbrojtje të vlerave të luftës, madje tashme fotografitë e të akuzuarve i mbajnë në kuletë.
Rezultati i Gjykatës Speciale tashmë është arritur që luftës së UÇK-së t’i zbehët roli i saj.
Kuvendi i Kosovës duhet që urgjent të kërkoj që ligji për Gjykatën Speciale të amandamentohet sepse ka devijuar rrugën duke shpallur një aktakuzë që është e bazuar nga shërbimi informativ serb.
Mbrojtja e krerëve të UÇK-së duhet të veprojë me fakte të përqendrohet në dëshmitarët e paguar të prokurorisë dhe jo të mbajë leksione të historisë, sepse kësaj gjykate fashiste nuk i intereson fare.
LIRIA KA EMËR! TË GJITHË KUNDËR GJYKATËS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novalliq është…