Çfarë ka ndodhur me kushtet e jetës në Kosovë?

23 qershor 2023 | 10:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar disa të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku krahasohen kushtet e jetës në Kosovë në vitin 2020 dhe 2022.

Sipas statistikave të publikuara nga Hoti, në vitin 2022 është rritur përqindja e ekonomive familjare që s’kanë mundur të përballojnë pagesat, dy herë ose më shumë gjatë vitit.

“2020: Rreth 12.7% e ekonomive familjare kishin vështirësi të mëdha në kryerjen e pagesave të nevojshme marrë parasysh të ardhurat totale dhe gjendjen për të kryer pagesat e nevojshme të zakonshme”.

“2022: 19% e ekonomive familjare nuk kanë mundur të përballojnë pagesat, dy herë ose më shumë gjatë vitit”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar organizimi i Këshillave Lokal në territorin e Komunës…