Challandesi: Kastrati kërkoi garanci se do të luajë ndaj Çekisë e Anglisë

01 shtator 2019 | 12:27

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka treguar pse talenti Lirim Kastrati s’është pjesë e ekipit A për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Ai ka thënë se e ka ftuar Kastratin, por ai i ka kërkuar garanci se do të luajë në këto ndeshje. Challandes ka thënë se këtë s’do ta bëjë kurrë për asnjë lojtar të kombëtares, dhe si pasojë Kastrati do të paraqitet për ekipin U-21.

“Dhjetë ditë më parë, kam bërë listën me Lirim Kastratin në të. Por në atë kohë, situata e Rashicës dhe Kolollit s’ishte e qartë. I thash Lirimit, hajde të hënën (nesër), ushtro deri të premten, dhe të premten do të vendos nëse do të qëndrosh me ekipin A ose jo. Nëse s’ka vend luan për ekipin U-21. Ishte e qartë. Vjen ushtron dhe më pas vendosim. Ishte e qartë për mua dhe zgjidhje e mirë për të. Por në këtë javë, mora thirrje nga agjenti dhe më tha se nuk jemi të lumtur me këtë zgjidhje. ‘Ose garantoi Lirimit lojë për ekipin A ose ai nuk vjen’. Kurrë. Kurrë s’do të jap asnjë garanci për asnjë lojtar të kombëtares sonë. Kushdoqoftë. Është vendimi im. Kemi një ekip. Nëse një lojtar merr ftesë, duhet të pranojë. E përsëris: Nëse pranoni ftesën, ju e pranoni rolin që keni në ekip. Në fund, Lirim Kastrati ka marrë vendim. Do të luajë për U-21. Shpresoj të bëjë lojë të mirë. S’jam i sigurt se është zgjidhje e mirë, por s’ka polemika me mua. Është zgjedhje e tij. Të gjithë marrin përgjegjësinë për vete. S’flas për të ardhmen”, ka thënë Challandes.

Kastrati së fundmi ka shkëlqyer me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit duke realizuar disa gola në fillim të sezonit në Kroaci.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i ka kërkuar falje Polonisë,…