Challandesi: Paraqitje e mirë ndaj një kundërshtari të fortë

21 mars 2019 | 21:18

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka luajtur baras me Danimarkën (2-2), në miqësoren e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes trajneri i Kosovës, Bernard Challandes u shpreh i kënaqur me paraqitjen e “Dardanëve” ndaj një ekipi të fortë siç është Danimarka.

“Mendoj se mund të jemi të lumtur me këtë ndeshje dhe qartë, ishte ndeshje intensive. Për mua, ekipi bëri punë shumë të mirë. Patëm disa raste të mira. Shënuam dy, pësuam dy kundër një ekipi shumë të fortë. Mendoj se ishte një performancë shumë e mirë ekipore dhe jam i kënaqur. Për mua rezultati s’ishte në plan të parë, por performanca ndaj një skuadre të fortë. Në mbrojtje ishim të mirë dhe po ashtu edhe në fazën ofanzive. Patëm raste dhe treguam lojë të mirë. Kjo ishte më e rëndësishmja”, ka deklaruar Challandes.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i pavarur për president në Republikën e Maqedonisë së…