Challandesi: Primare është paraqitja e mirë e futbollistëve

08 tetor 2018 | 14:06

Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Berndard Chalandes nuk ka dashur të jep ndonjë parashikon se a do të fitojë Kosova gjashtë pikë në dy ndeshjet e radhës kualifikuese ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe.

“Asnjëherë para ndeshjes nuk them se do të i fitojmë aq apo kaq pikë, por primare për mua është paraqitja e mirë e futbollistëve dhe ekipit. Nuk do të thotë se një futbollist që ka lojë shumë me ekipin e tij domosdo të jetë në Përfaqësuese, apo ai që nuk ka asnjë lojë të mos ketë vend në Përfaqësuese, sepse shpesh ata që kanë lojë shumë mund ta ndjejnë lodhjen e ata që nuk kanë lojë ndjejnë se kanë forcë dhe rastin të tregohen”, ka thënë Challandes.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor si…