Champions League fton Yllin të aplikojë për pjesëmarrje në raundin kualifikues

17 qershor 2022 | 15:22

Basketball Champions League nëpërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka ftuar skuadrën kampione të Kosovës (Art Motion Superliga 2021/22), KB Golden Eagle Ylli për të aplikuar për pjesëmarrje në raundin kualifikues të kësaj gare për edicionin 2022/23.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

KB Golden Eagle Ylli e ka kompletuar dokumentacionin e kërkuar nga Basketball Champions League, të cilin nëpërmjet FBK-së e ka përcjell tek departamenti i garave të kësaj lige prestigjioze të basketbollit.

Pjesëmarrja në edicionin e rregullt të Basketball Champions League apo në raundet kualifikuese për çdo klub mbetet në kompetencat e Bordit të kësaj lige, i cili do të konfirmojë listën përfundimtare të klubeve pjesëmarrëse deri të premten më 24 qershor 2022. Kujtojmë se KB Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2021/22 duke triumfuar në serinë finale të “play-off”-it në Art Motion Superligë 3:1 ndaj Trepçës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u prit sot në një…