Chelsea konsideron rikthimin e Brojës në janar

28 tetor 2021 | 12:52

Chelsea është duke konsideruar ta ndërprenë huazimin e sulmuesit Armandao Broja te Southamptoni gjatë afatit të janarit. 20-vjeçari ka shkëlqyer te Southampton në javët e fundit, duke qenë titullar dhe shënuar ndaj Wolves dhe Burnley.

“Goal” raporton se Chelsea ka vendosur klauzolë në marrëveshjen e Brojës, që kanë të drejtë ta aktivizojnë për të rikthyer në afatin kalimtar dimëror. Skuadra e Thomas Tuchel është pa dy sulmuesit Romelu Lukaku dhe Timo Werner, që u lënduan në fitoren 4-0 ndaj Malmo. Tekniku gjerman tani është duke menduar idenë që ta rikthejë Brojën në ekipin e parë, që të garojë me Lukaku dhe Werner, kur këta dy të jenë në formë.

Ndërsa, trajneri i Southampton dëshiron ta mbajë shqiptarin, ngase beson që do shkëlqejë në vitet në vijim. Broja shënoi tre gola në aq ndeshje gjatë parasezonit, duke shënuar 11 herë në 34 paraqitje në të gjitha garat për Vitessem gjatë sezonit 2020/21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesat e tij për çështjen e kujdestarisë dhe të ish…