Chelsea mposht Burnleyn

19 prill 22:45

Chelsea ka arkëtuar tre pikë të reja në Premier Ligë, duke e mposhtur sot në udhëtim Burnleyn.

Skuadra e Antonio Contes kaloi në epërsi në minutën e 20 pas autogolit nga Long, transmeton Koha.net.

Vendasit barazuan shifrat në minutën e 64 përmes Barnesit.

Por, për fitoren e Chelseat u përkujdes Victor Moses, duke shënuar në minutën e 69 pas asistimit nga Emersoni.

Chelsea në vendin e pestë ka 63 pikë, kurse Burnley në vendin e shtatë ka 52 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madridi ka pësuar humbje në përballjen e sotme në…